9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 84 raste me covid-19 në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 84 raste të reja me covid-19. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar, me numrin e personave të prekur me covid-19, brenda një dite, në Komunën e Malishevës.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHP-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot me covid-19, janë regjistruar gjithsejtë 1392 raste, prej tyre 1074 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 266 raste.

 

Më Shumë

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Lajmet e Fundit