10.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Në Afganistan janë vrarë dhjetëra talibanë

Një zyrtar i sigurisë së Afganistanit thotë se 83 talibanë janë vrarë mbrëmë vonë, gjatë një operacioni të forcave të inteligjencës në provincën jugore, Kandahar.

Sultan Mohammad, shef i operacioneve ushtarake afgane në rajonin Maivand, i tha sot Radios Evropa e Lirë se dhjetëra makina dhe motoçikleta të militantëve, po ashtu, janë shkatërruar në operacion, i cili ishte mbështetur nga sulmet ajrore.

“Grupi i kryengritësve ishte mbledhur për të lansuar sulme të koordinuara kundër postblloqeve të forcave afgane në rajonet Pangjvai dhe Miavand, në provincën Kandahar”, ka thënë Mohammad.

Ai nuk ka njoftuar nëse në mesin e forcave afgane ka pasur viktima.

Talibanët nuk kanë bërë komente të menjëhershme për këtë operacion, që ka ndodhur derisa qeveria afgane, e mbështetur nga perëndimi, ka bëtë përpjekje për tu mbrojtur nga militantët, prej tërheqjes së pjesës më të madhe të trupave të NATO-s në vitin 2014.

Gjatë javëve të fundit, kryeqyteti Kabul është goditur nga disa sulme vdekjeprurëse, përfshirë një sulm masiv vetëvrasës me makinë-bombë në pjesën qendrore më 27 janar, nga i cili janë vrarë më se 100 vetë, ndërsa përgjegjësinë e patën marrë militantët talibanë.

Më Shumë

Besa fiton në Prizren

FC Besa Peja arriti një fitore të rëndësishme 3–0 ndaj FC Prizreni në javën e 22-të të Ligës së Parë të Kosovës. Me këtë triumf,...

Kontrolle të shtuara ndaj transportuesve në Prizren, gjoba deri në 600 euro

Policia e Kosovës, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit