10.8 C
Prizren
E diel, 6 Tetor, 2024

Kandidati shembull

LavdimiShkruan: Lavdim Klinaku

Me politike nuk jam marre asnjehere, nuk jam i partishëm. I përkas një bote ejete librash e shkrimesh. Mirpo është e pamundur të mos ndaj mendimet e mija për një perceptim shembull.

Arbër Rexhajn, tani kandidat për kryetar komune nga Lëvizja VETËVENDOSJE në Prizren e kam njohur në studime. Thënë të vërtetën e kam njohur shumë mirë, jemi miq meqenëse jeta na ka ndarë me aq sa ka mundur. Meqenëse jam nga Vushtria e ai nga Prizreni ka vite që s’jemi takuar.
Për Arbërin dua të flas më shkoçitshëm. Kur pata hyrë në amfiteatrin e Faukltetit të Filologjisë, atë e pata parë dhe në fillim shumë mirë e kujtoj përshtypjen e parë që e kam marrë nga ai. I mrrolun, shumë serioz dhe tejet i matur. Ma dha përshtypjen që edhe pot a shpoje nuk do të derthte gjak. Ma dha përshtypjen e një njeriu nervoz e që nuk di të qaj asnjëherë.

Mirpo kur fillova të shoqëerosha e kuptova se ishte krejtësisht ndryshe. Përnjëmend shumë i hapur. Mirëpo me një keqe tejet të madhe. Trim e guximtar deri në fund. Nuk lëshonte pe për asgjë. As para neve si shok të tij dhe as para profesorëv të Univeristetit të cilët përnjëmend ia kishin zili dhe hpesh edhe ziheshin me të.
Me Arbërin bënim luftë me 10-tësha në indeks dhe në fund ai na kaloi të gjithëve, u përzgjodh si studenti më i dalluar në Kosovë. Arbëri shpesh edhe mundonte në ligjerata, mirëpo mungesa e tij, nuk ishte si ajo e studentëve tjerë të cilët i zinte gjumi. Ai kur mungont të gjithë shokët dhe shoqet e denim se ku ishte. Sigurisht se në burg, i arrestuar në protestat dhe aksionet e VV-së.

Ika kishim zili të gjithë. Për disa arsye. Mësonte shumë. Dinte shumë. Kishte gnsologji. Por mbi të gjitha ishte trim. Konceptin e tij e mbronte deri në fund, ta jepte përshtypjen se do ta mbronte edhe me gjakun e tij.
Ai ishte studenti shembull për kret studentët, ai shembulli edhe i miresjelljes, i njeriut të matur i cili kapej me këmbë të veta në tokë.

Krejt rastëisht në një radio dëgjova që ishte kandiduar për kryetar komune për Prizren. Nuk më erdhi çudi se nga ajo plejadë, mund të dilte vetëm Arbëri me gjithë këtë guxim. Dhe me sa mësova ishte kandidati më i ri kundruall kandidatëve të partive tjera politike. As për këtë nuk u çudita, sepse e di guximin e tij. Meqenëse ne të Letërsisë e njohim mirë, sigurisht që nuk e kam as mëdyshjen e vogël se ai do të dal i suksesshëm. Sepse ka qenë i vetmi ka ndërruar konceptin e ditës në natë dhe natës në ditë kur ka qenë kohë punë. E di me saktësi që të njejtën e bën sërish.
Në Prizren po garon një kandidat shembull, me dijen e guximin, një baba i ri, përlot me energji dhe nuk dyshoj asnjëherë që ai do të dal fitimtar, sepse Arbëri është i tillë.

Më Shumë

Vetëvendosje thirr konferencë për media në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë sot një konferencë për media në ora 12:00. Konferenca do të mbahet në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje! Qendra në Prizren,...

Seanca e Kuvendit të Prizrenit sërish dështon në mungesë të kuorumit

Tentimi për të vazhduar seancën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, që ishte ndërprerë me datën 26 tetor, ka rezultuar i pasuksesshëm edhe të...

Lajmet e Fundit