Në gjurmë të krismave, policia në Suharekë zbulon armë

Gjatë ditës së djeshme policia ka sekuestruar dy armë në dy lokacione të ndryshme të Suharekës.

Një pushkë dhjetëshe është sekuestruar në fshatin Sallagrazhdë, e dorëzuar në mënyrë vullnetare, ndërsa një pistoletë e llojit “Ekol Tuna “ është sekuestruar në një veturë e cila ishte në oborrin e një shtëpie në fshatin Shirokë.

Shkas për gjetjen e kësaj arme kishin qenë disa krisma që janë dëgjuar nga një patrullë policore e cila kishte rastisur të ishte afër vendit të ngjarjes dhe lehtë e ka identifikuar oborrin e qytetarit të dyshuar i cili është arrestuar dhe është dërguar në stacion për t’u pyetur për rastin.

Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit