Në fshatin Krushe e Madhe të Rahovecit, sot u mbajte tubim senzibilizues për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit. Në tubim morën pjesë Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit, familjar të Ukshin Hotit, deputet të Kuvendit të Kosovës dhe zyrtar të komisionit qeveritar për persona të pagjetur.
Në fjalën e tij të mbajtur kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi u shpreh se të gjithë e dimë se profesor Ukshin Hoti, duke qenë njëri nga intelektualët dhe patriotët , më konsekuent të çështjes kombëtare, ai, nuk ishte i lirë të shprehej dhe të vepronte për të drejtat kombëtare. Për këtë kujdesej vazhdimisht pushteti i atëhershëm, por edhe me argatët e tij , sepse Ukshin Hoti ishte pengesë e madhe kur ishte i lirë, prandaj pushteti e donte Ukshin Hotin ose në burg ose të izoluar. Ukshin Hoti , ishte prej njerëzve të parë i cili kishte paralajmëruar se populli Shqiptar mund të çlirohej vetëm me luftë.
Ibrahim Makolli, kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjet e personave të zhdukur i cili tha se edhe 17-vjet, pas përfundimit të luftës për fat të keq përkundër angazhimeve të pandalshme , nuk kemi arritur që të mësojmë edhe për fatin e profesor Ukshin Hotit, por edhe për fatin e mbi 1500 Shqiptarëve , që edhe sot e kësaj dite janë si persona të pagjetur. Ne si institucione natyrisht do të përpiqemi me të gjitha forcat, mekanizmat që të mësojmë për fatin e këtyre personave, që është një proces edhe kompleks dhe që kërkon angazhim të të gjithë neve pavarësisht se nga vijmë dhe çfarë përfaqësojmë.
Në emër të familjes Hoti , fjalën e mori Etrit Hoti i cili kërkoj si nga institucionet lokale po ashtu edhe nga ato qendrore që të ushtojnë trysni shumë serioze që të merren me seriozitet , sepse u bënë 17-vite dhe Ukshin Hoti ende është peng dhe ende është barrë e familjes dhe luti që këtë vit të zbardhët fati i tij.
Në tubim, nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe Selami Hoti, kryetar i Fshatit Krushë e Madhe dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi./PrizrenPress.com/