9.4 C
Prizren
E hënë, 24 Shkurt, 2025

Në Malishevë u themelua NISMA e Rinisë për Kosovën

keshilli i te rinjev te nismesNë Malishevë është bërë konstituimi i Këshillit të Rinisë i NISMA për Kosovën.Në këtë tubim i cili u mbajt në shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, morën pjesë kryetari i Komunës, Ragip Begaj, anëtari i Kryesisë së NISMËS, Haxhi Shala dhe kryesuesi i Asamblesë në Komunën e Malishevës Enver Hoti.

“Jemi gjeneratë e vullnetarëve për të ndryshuar. Bashkë me ndihmën tuaj ndryshuam në zgjedhjet lokale edhe bashkë me rininë dhe besimin e qytetarëve, Malisheva do punojë të ndryshojë edhe në zgjedhjet qendrore”, tha para pjesëmarrësve kryetari i Kuvendit Komunal të Malishevës Ragib Begaj.

“Ne gjeneratat e vjetëra e patëm qëllimin të nisim, e të rinjët do të vazhdojnë punën e përbashkët që të përmisojmë jetën dhe përspektivën e qytetarit”.

Këtë iniciative e përshëndeti edhe anëtari i Kryesisë së NISMA për Kosovën Haxhi Shala.

“Sot të rinjtët në Kosovë janë duke zhvilluar forma të ndryshme të aktivizmit politik dhe pjesëmarrjes politike, duke i demonstruar mendimet politike madje edhe përmes rrjeteve sociale, ata sot gëzojnë një publicitet dhe zë të fuqishëm, e ky zë jeni edhe ju”.

“NISMA, përmes zërit të iniciativës rinore që nisi pikërisht në Malishevë, me dinjitet, moral, e pasion politik, po njihet me qëllimet e të rinjëve në gjithë Kosovën, me format alternative të aktivizmit tuaj politik, dhe me format e ligjshme dhe efikase të përfshirjës dhe inkurajimit të votuesit të rI në zgjedhjet e ardhshme”.

Konstituimi i Këshillit rinorë i NISMA për Kosovën në Malishevë i vazhdojë punimet deri në zgjedhjen e kryetarit. Me votat e rinisë së Komunës së Malishevës, kryetare e Këshillit të Rinisë së NISMËS për Malishevë u zgjodh Arbëresha Krasniqi.

“Po e marr këtë detyrë me përkushtim dhe me qëllimin të ndryshojmë pozitën e rinisë në Kosovë. Sot, të nderuar të pranishëm, ka ardhë koha që vendi të ketë një qeveri meritore që di dhe guxon të ndërmarrë projekte të rëndësishme që do të ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe të përmisoj pozitën e rinisë Kosovare”, tha Krasniqi. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Aksion për pastrimin e deponisë ilegale mes lagjeve “Tusus” dhe “Bajram Curri” në Prizren

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka ndërmarrë një aksion të menjëhershëm për pastrimin e një deponie ilegale të mbeturinave mes lagjeve Tusus dhe Bajram Curri...

Kryetari i Malishevës thotë se bashkëpunimi me qeverinë qendrore ka qenë i thukt

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka deklaruar se nuk ka pasur bashkëpunim të ndërsjellë midis qeverisë lokale, repsektivisht komunës të cilën ai...

Lajmet e Fundit