Në Malishevë, u mbajt dëgjimi i parë publik për tri rregullore

Sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, u mbajt debati-konsulta publike, e para për tri rregullore të ndryshme, e ku qytetarët dhe grupet interesit i kanë dhënë mendimet e para, para se të kaloj në dëgjimin e dytë publik, e më pas në Asamblenë Komunale për miratim të Rregullores për ndarjen subvencioneve dhe transfereve, asaj për ndarjen e bursave për student dhe rregullores për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike.

Në këtë debat-konsult publike, me qytetar dhe grupet e interesit, Kryetari Begaj, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e këtij takim.

“Prezenca juaj këtu është shumë e rëndësishme, për arsye se çdo vërejtje dhe sugjerim i juaji na ndihmon edhe neve për hartimi e këtyre rregulloreve”, tha Begaj.

Drejtori për buxhet dhe financa Vesel Krasniqi, ka prezantuar rregulloren për ndarjen e subvencioneve dhe transfereve, drejtori i arsimit, Blerim Thaçi, atë për ndarjen e bursave dhe drejtori i shërbimeve publike, Milazim Morina, rregulloren për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike.

Pasi drejtorët, i kanë prezantuar draft rregulloret para të pranishmëve, këta të fundit, i kanë dhënë mendimet dhe propozime e tyre për nenet dhe pikat e caktuara të rregulloreve.

Pas këtij dëgjimi, këto rregullore, do të dalin edhe në dëgjimin e dytë publik, ku qytetarët dhe grupet e interesit, do ti paraqesin me shkrim propozimet e tyre konkrete për këto rregullore, dhe pas kësaj, rregulloret e harmonizuara në bazë të ligjit dhe të propozimeve të marra nga këto dëgjime, do ti paraqiten Kuvendit të Komunës për shqyrtim dhe miratim. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit