8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Në Medvegjë shqiptarët pritet të kenë tre këshilltarë në asamble komunale

Dje (3 prill) në komunën e Medvegjës u mbajtën zgjedhjet lokale. Përkundër fushatës nga shteti serb, shqiptarët arritën të ruajnë përfaqësimin e tyre në asamble komunale.

Sipas rezultateve preliminare shqiptarët do të kenë tre përfaqësues në asamble komunale, PD do të ketë dy asamblistë kurse PVD një.

Asamblistë pritet të jenë, Femi Beha, Bajram Mustafa dhe Florin Sahiti.

Shumë qytetarëve ju pamundësua votimi, për shkak të pasivizimit të adresave dhe shlyerjes nga listat e votimeve.

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në krye me deputetin Shaip Kamberi ka fituar besimin e 0,3 për qind të qytetarëve, përkatësisht do të jetë zë i vetëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.

Ndryshe deputet në Parlamentin e Serbisë në legjislaturën e kaluar ishte edhe Argjend Bajrami nga Alternativa Demokratike Shqiptare.

Kujtojmë se Aleksandar Vuçiq dhe partia të cilën ai e udhëheqë SNS kanë shpallur mbrëmë fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 3 prill. /Telegrafi/

Më Shumë

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve...

Ligjëratë informuese për tuberkulozin me nxënës në Rahovec

Në kuadër të Dita Botërore e Tuberkulozës, në Rahovec është mbajtur një ligjëratë informuese me nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 të IAAP...

Lajmet e Fundit