Vendimmarrësve të Komunës së Prizrenit siç duket nuk po iu intereson për ta zhvilluar kulturën. Këtë më së miri e dëshmon shuma e mjeteve prej 105 mijë eurove e destinuar për subvencione e transfere.
Zyrtarët komunalë të Prizrenit pranojnë se ka ngecje në zhvillimin e kulturës, porse fajin e hedhin tek mungesa e mjeteve. E një faktor tjetër që ndikon në ngecjen e këtij sektori është edhe mos menaxhimi i kulturës sa duhet nga njerëzit jo kompetentë që janë në krye të Drejtorisë së kulturës e cila për tetë vite udhëhiqet nga minoriteti boshnjak në koalicion me partinë në pushtet PDK.
Shoqëria civile nga ana e saj mendon se duhet ikur mentalitetit të ndihmës humanitare dhe ikjes së projekteve kapitale, por investimit në zhvillimin e saj, transmeton RTK.
Dikur Prizreni njihet si djep i kulturës. E këtë epitet e kishte marrë falë vlerave kulturore që ka pasur ndër vite të cilat ishin ruajtur dikur me fanatizmin më të madh. Por në Kosovën e pasluftës kultura në Prizren ka nis të zbehet edhe përkundër organizimit të ativiteteve të kësaj natyre.
Mos menaxhimi si duhet i sektorit të kulturës thuhet të jetë një nga arsyet e ngecjes së këtij sektori mjaftë të rëndësishëm për Prizrenin. Nënkryetari i komunës, Lulzim Kabashi, thotë se Prizreni ka potencial për ta zhvilluar kulturën, porse sipas tij shumë pak po punohet në këtë drejtim.
“Është puna që fatkeqësisht ne nuk jemi duke bërë sa duhet për me e mbajt këtë epitet. Potenciali dhe mundësitë tona janë shumë të mëdha nëse do e kishim një qasje dhe angazhim më të madh të të gjithëve bashkë përfshirë pushtetin, qytetarin dhe shoqërinë civile”, thotë ai.
Ndërkohë, Koordinatori i sektorit të kulturës, Urim Ukimeri përderisa tregon se në këtë qytet brenda vitit kalendarit organizohen 60-70 aktivitete kulturore nuk e mohon faktin se organizimi i tyre nuk është në nivelin e dëshiruar,porse këtë e arsyeton me mungesë buxheti.
“Nëse i krahasojmë kërkesat e qytetarëve që vijën në drejtorinë tonë me shumën prej 105 mijë euro ndarje të linjës buxhetore shohim se ai është shumë i vogël. Sepse ndodh që vetëm një projekt që na ofrohet mund ta tejkalojë shumë vjetore që e kemi të ndarë për përkrahje financiare të aktiviteteve”, thotë Ukimeri.
E ka dhjetë vite që Dikasteri i Kulturës së komunës së Prizrenit udhëhiqet nga minoriteti boshnjakë në koalicion me partinë në pushtet.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile mendojnë se në krye të kësaj drejtorie duhet të jetë një person që i takon kësaj lëmije pavarësisht nacionalitetit që i takon. Madje. Hajrulla Çeku nga OJQ Ec ma ndryshe thotë se kultura duhet të jetë pjesë e zhvillimit të qytetit .
Përkrahja që i ofrohet ngjarjeve të kulturës edhe më tutje trajtohet në kuadër të subvencioneve dhe ndahet me logjikën e ndihmën humanitare ndaj kulturës konsideron Çeku.
“Kulturën nuk duhet parë si sektor që është lazëm për ndihma humanitare pro si sektor të zhvillimit, pasi ajo është industri në vete”, mendon ai.
Se është zbehur kultura në qytetin e Prizrenit e dëshmon më së miri edhe organizimi i njërit prej festivaleve më të rëndësishme të këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, për të cilin pari shumë kritika në opinion rreth tenderomanisë dhe interesave tjera personale e partiake.