16.2 C
Prizren
E premte, 26 Shtator, 2025

Në Prizren nis festivali “Diaspora në kornizë të portreteve”

Shoqata e strip artistëve “xhennetcomics” hap konkursin për festivalin e 13-të radhës, i cili do të mbahet në Prizren duke filluar nga sot e deri më 31 korrik, me temë “Diaspora në kornizë të portreteve”.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se në këtë festival janë të ftuar të gjithë artistë që kanë përvojë në vizatim të portreteve si nga Kosova ashtu edhe nga vendet tjera, ku portreti më i mirë i vizatuar do të shpërblehet me plaketën “Ura e gurit” dhe me diplomë.

“Edicioni i 13-të dedikohet posaçërisht për bashkatdhetarët tanë si dhe vizitorëve të qytetit piktoresk Prizrenin, ku pos ekspozitës do të demonstrohet edhe vizatimi i portreteve nga artistët botërorë. Ky edicion vjen pas suksesit të festivalit të vitit të kaluar ku për 4 ditë janë vizatuar 260 portrete dhe me po aq interesim të madh të kërkuesve për realizimin e portreteve”, thuhet në njoftim.

Përveç kësaj, synim i këtij edicioni është të krijojë dhe zhvillojë këtë lojë të artit përmes bashkëpunimit me organizata të tjera botërore.

“Si pjesë e festivalit do të do të jenë prezent edhe drejtori i Organizatës të karikaturistëve botërore “DonChickoute” nga Gjermania zotëri Erdogan Karayel, si dhe do të shfaqet ekspozita botërore “Quo Vadis Europe” me rreth 60 punime”, thuhet më tej në njoftim. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“RESPOETICA” nis sot edicionin e dytë në Prizren

Edicioni i 2-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “RESPOETICA”, nis sot dhe zgjat deri më 21 shtator 2025 në Prizren, që do të përfshijë...

Plagoset një i mitur në Kijevë të Malishevës

Një plagosje ka ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një i mitur është qëlluar me armë zjarri, nga një i mitur tjetër. Rastin...

Lajmet e Fundit