0.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Në Prizren u mbajt manifestimi “Ora e Pavarësisë”

Sot, shoqata për kulturë e art “Fidani”, e mbështetur nga Komuna e Prizrenit – Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, me rastin e përvjetorit të pavarësisë, për të 16 vit me radhë mbajti manifestimin letrar “Ora e Pavarësisë”.
Pas leximit të krijimeve letrare nga të pranishmit, u shpallën edhe rezultatet e konkursit letrar.
Rezultatet e jurisë së konkursit të manifestimit tradicional letrar “Ora e pavarësisë” – 2023
VENDIN E TRETË JURIA E NDAU PËR TRI POEZI:
Jonuz Bytyçi “Kafshimi i plagës”, Prizren
Sabri Bresa “Rekuiem për Profesorin”, Prizren
Ramadan Haxhiaj “Ëndrrat”, Suharekë
VENDIN E DYTË E NDAU PËR DY POEZI:
Sadete Zeqiri “Të vonuar”, Lipjan
Elvira Zeneli “Grua, e bukura, e shtrenjta grua”, Tiranë
VENDI I PARË
Skënder Berisha “Kalaja e durimit” Prizren
Ndërsa çmimin kryesor të manifestimit “Xhemil Doda”, pë tregim të shkurtër, e ndau për autorin Hajdar Mallakun, për tregimin “Prej rrënjëve deri te pavarësia”.
Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Më Shumë

Vazhdon sanimi i rrugës në Pataqan të Epërm drejt Fortesës

Punimet për rregullimin e rrugës në fshatin Pataqan i Epërm, në drejtim të Fortesës, janë duke vazhduar me intensitet. Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit,...

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Lajmet e Fundit