Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, i burgosuri rrah mbikëqyrësin?

Prizren-Qendra paraburgimitI burgosuri F.M dyshohet se e ka rrahur me grushte dhe e ka bërë gati për doktor, punëtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. I rrahuri është S.B, i cili në këtë qendër punon si mbikëqyrës i ujësjellësit dhe rrymës.

Gazeta Tribuna ka mësuar nga burime brenda kësaj qendre se gjithçka ka ndodhur të enjten pasdite rreth orës 16:00. Pas interesimit të gazetës, incidenti konfirmohet tërthorazi edhe nga Shemsi Hajrizi, ushtrues i detyrës së Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Incidenti ka qenë verbal, jo më i rëndë”, thotë Hajrizi për Tribunën. Megjithëkëtë, Hajrizi tha se ka urdhëruar hetim deri në fund të rastit për të cilin gazeta është interesuar. Kurse zyrtarë të Policisë së Kosovës në Prizren nuk kanë ndonjë informacion se ka pasur rrahje të tillë.

Më Shumë

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e vrasjes së imamit në Zlipotok të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë në Gjykata Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve B.H. dhe...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Lajmet e Fundit