Në Repartin e Urologjisë së Spitalit të Prizrenit, për dy muaj u kryen 114 operacione

Në Repartin e Urologjisë të Spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti, janë hospitalizuar 118 pacientë dhe janë kryer 114 operacione.

Reparti punon me një staf të specializuar, përfshirë 7 mjekë specialistë urolog nën udhëheqjen e Dr. Bashkim Thaçit, si dhe 7 infermierë nën kujdesin e kryeinfermieres, Drita Shpejti.

Ky repart ofron shërbime të ndryshme, përfshirë:

  1. Vizita specialistike urologjike
  2. Konsultime specialistike
  3. Echo urologjike
  4. Cistoskopi
  5. Kateterizime
  6. Tuale dhe fashim i varrëve
  7. Hospitalizimi
  8. Ekzaminime klinike radiologjike dhe laboratorike – biokimike
  9. Vizita këshilluese

Operacionet që kryhen në këtë repart përfshijnë trajtimin e shumë sëmundjeve urologjike, si:

  • Neoplazma malinje e fshikëzes urinare
  • Venat varikoze të pjesëve tjera
  • Varikset skrotale
  • Hernia inguinale
  • Uropatia obstruktive dhe e refluksit
  • Gurët në veshkë dhe ureter
  • Gurët në traktin e poshtëm urinar
  • Striktura uretrale
  • Çrregullimet tjera të ureters
  • Hiperplazia e prostates
  • Hidrocela dhe spermatocela
  • Torzioni i testisit
  • Kriptorhizmi (testisët e palëshuara)
  • Hipospadia
  • https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ 

Më Shumë

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit