11.8 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Në Semetisht të Suharekës po realizohet projekti i ndriçimit publik

Komuna e Suharekës ka njoftuar të enjten se në fshatin Semetisht po realizohet projekti i ndriçimit publik të rrugëve kryesore të këtij lokaliteti.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale thuhet se punimet nga afër i ka parë edhe kryetari i Komunës, Bali Muharremaj. Ky i fundit ka shprehur qëndrimin se projekti është afër përfundimit.

“Në Semetisht është në përfundim e sipër ndriçimi publik në rrugët kryesore. Angazhimi në terren do të mbetet i përhershëm, që qytetarët të kenë kushte sa më të mira”, është shprehur Muharremaj.

Më Shumë

Ish-punëtorja e “Eurosig” ndalohet në Vërmicë pas tre vitesh në kërkim për ngacmim

Një rast i iniciuar që nga janari i vitit 2023 për veprën penale “Ngacmim” ka marrë epilog sot në mëngjes, pasi e dyshuara është...

Rriten temperaturat në prag të fundjavës, e premtja me diell

E premtja pritet të sjellë mot kryesisht me diell në Kosovë. Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C...

Lajmet e Fundit