17.6 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Në shënim të 53 vjetorit të themelimit të QRTK-së në Prizren, restaurohet shtëpia e familjes Doda

Në shënim të 53 vjetorit të themelimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në regjionin e Prizrenit, kanë filluar punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Doda në qytetin e Prizrenit. Punimet në këtë ndërtesë po behën në kuadër të zbatimit të projektit masat preventive intervenimet emergjente të cilat financohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Drejtori i QRTK-së, Samir Hoxha tregon se shtëpia e familjes Doda, është monument me karakter repezentativ dhe artistik, ku shtrihet brenda Qendrës Historike të Prizrenit, respektivisht në kuadër të Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në afërsi të disa shtëpive tradicionale në këtë zonë.

“Shtëpia e familjes Doda mendohet, të jetë ndërtuar gjatë shekujve XVIII-XIX dhe karakterizohet për nga shembujt më reprezentative të shtëpive brenda në Kompleks dhe më gjerë të qytetit, të ruajtura deri në ditët e sotme”, tha Hoxha.

“Kjo ndërtesë është simbol i arkitekturës tradicionale të banimit, me elemente karakteristike të cilat vërehen si në eksterier ashtu edhe në enterier. Karakteristike për shtëpinë është fasada ballore, e orientuar kah rruga, me një trajtim të lartë artistik, ku vërehen elemente të punuara me mjeshtëri nga e kaluara e hershme”./PrizrenPress.com.

Më Shumë

Malisheva në hall me mbeturinat

Hedhja e mbeturinave vend e pa vend ka kohë që është shndërruar në shqetësim serioz për banorët e Malishevës. Problem në vete paraqesin mbeturinat...

Bylbyl Sokoli rikthehet në krye të Malishevës

FC Malisheva ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit të njohur, Bylbyl Sokoli, në postin e kryetrajnerit për pjesën e mbetur të sezonit. Klubi njoftoi se marrëveshja...

Lajmet e Fundit