2.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Në Shqipëri ndryshon ligji për Kulturën

Mirela Kumbaro FurxhiQeveria e Shqipërisë ka miratuar të mërkurën propozimin për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin për Artin dhe Kulturën. Sipas ministrës së Kulturës Mirela Kumbaro Furxhi, këto ndryshime kanë qenë të domosdoshme pas problematikave të hasura nga moszbatimi i vetë dispozitave të ligjit vite më parë.
“Në media dhe në ministri janë bëre mal ankesat nga subjektet artistike dhe nga grupet e interesit në fushën e artit dhe kulturës. Ka Zhgënjim që ish-Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, gjatë hartimit të ligjit për artin dhe kulturën, nuk ka reflektuar asnjë mendim të dhënë nga grupet e interesit. Mjafton të hapni arkivat e diskutimit të ligjit në vitin 2010 dhe nuk do të gjeni asnjë gjurmë nga mendimet e grupeve të interesit, të cilat nuk u pasqyruan në ligj.”, ka deklaruar ministrja e kulturës së shtetit shqiptar.

Pjesa më e madhe e kritikave, ministrës Mirela Kumbaro Furxhi i referohen përgjithësisht kreut të IV të ligjit, i cili parashikon krijimin e Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës, e krijuar në formën e personit juridik publik, me statusin e institucionit Qendror në varësi të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve siç është Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, apo Teatri Kombëtar.

“Ky institucion ka objekt të veprimtarisë menaxhimin e fondit publik për mbështetjen financiare të projekteve të paraqitura nga personat fizik e juridik, privat, që kanë objekt veprimtarie artin dhe kulturën. Sot është aprovuar në qeveri propozimi që, të gjitha dispozitat që kanë të bëjnë me ekzistencën dhe veprimtarinë e këtij institucioni, të shfuqizohen. Këto kompetenca do t’i kalojnë Ministrisë së Kulturës. Këtë procedurë Ministria e ka ndjekur gjithmonë dhe në paralel e mbivendosje me Qendrën, në fjalë e cila vetëm ka shfaqur probleme me menaxhimin e këtij fondi të destinuar për financim për projektet kulturore.”, ka thënë ajo.

Më pas, ministrja e Kulturës në Shqipëri, Mirela Kumbaro Furxhi, ka theksuar se si një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës, lidhur me parashikimet e bëra në nenin 1 të projektligjit, në zbatim të politikave të orientuara ndaj të rinjve do të propozohet të ndryshojë emërtimi i Teatri te Komedisë, ku në vazhdimësi është kërkuar nga vetë komuniteti i artistëve për të bërë një gjë të tillë.

“Teatri i Komedisë, do të propozohet që të titullohet “Kujtim Spahivogli”, ku një emërtim për këtë teatër kërkohet dhe nga vetë komuniteti i artistëve. Ai është një vlerësim i merituar pas vdekjes që i bëhet figurës së Kujtim Spahivoglit, “Artist i popullit”, si personi që ideoi, krijoi dhe drejtoi “Teatrin e të Rinjve” pranë Institutit të Lartë të Arteve.”, ka theksuar ministrja Kumbaro Furxhi.

Me këtë ndryshim, sipas saj synohet që ky institucion të shndërrohet në një institucion që përveçse përfshin fuqishëm kontributin e rinisë, gjithashtu do të sjellë edhe zhvillimet më të fundit bashkëkohor në fushën e artit skenik.

“Kemi përgatitur një formë të re dhe të detajuar aplikimi, shoqëruar me një udhëzues të qartë, me një pikë kontakti për informacionet dhe shpjegimet e nevojshme. Me afate të qarta, për propozime, për përzgjedhje dhe për shpallje të fituesve me dy thirrje në vit.”, ka thënë në fund ministrja e Kulturës në Shqipëri Kumbaro Furxhi, /KultPlus.com

Më Shumë

Suharekë, institucionet lokale apelojnë për festime dinjitoze dhe pa krisma

Në takimin e fundit të Koordinimit Lokal për Siguri për këtë vit, të kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, u diskutua...

‘Karvani Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë’ ndalet në Prizren, Totaj thekson rëndësinë e tolerancës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e “Karvanit Multi Etnik për Paqe dhe Bashkëjetesë”, një projekt i mbështetur nga Fondacioni...

Lajmet e Fundit