9.6 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Në spitalin e Prizrenit mungojnë aparaturat, s’ka diagnostikim të sëmundjeve

Zyrtari për Informim në Spitalin e Prizrenit, Shefajet Berisha, ka thënë për “Zërin” se në Repartin e Radiologjisë në këtë spital mungon aparatura e skopit (merren imazhe me kualitet të lartë të organeve), mamografia digjitale (metodë për detektimin e formacioneve tumoroze në gji) si dhe rezonanca magnetike (ekzaminim imazherik për diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme).

Ndërsa, sipas tij, aparaturat që i ka në funksion Reparti i Radiologjisë janë të amortizuara. “Puna në Radiologji kryhet me dinamikë të plotë 24 orë dhe kryhen të gjitha shërbimet me aparaturën që kemi në dispozicion. Nuk posedojmë: skopi, mamografia digjitale, rezonancë magnetike (MRI). E gjithë aparatura ekzistuese është në funksion, por është e amortizuar dhe me vjetërsi më shumë se pesë vjet. CT-ja ekzistuese është dyshtresore, e vitit 2006, e amortizuar, por është në funksion të plotë”, ka thënë ai, shkruan Gazeta “Zëri”.

Berisha ka thënë se sa i përket CT-së ka edhe lista të pritjes deri në tri javë për pacientët, të cilët nuk janë me raste urgjente. “Për rastet emergjente dhe te rastet e hospitalizuara nuk ka listë të pritjes dhe shërbimet kryhen brenda ditës

Më Shumë

Rahoveci “trondit” Gjakovën, fitore gjigante për mbijetesë

Rahoveci 029 ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Vëllaznimin me rezultat 63-67, në një duel dramatik që mund të rezultojë...

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Me...

Lajmet e Fundit