Në Suharekë diskutohet për rifillimin e procesit mësimor në muajin shtator

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot është takuar me kryesinë e SBASHK-ut dega në Suharekë, për të biseduar për fillimin e procesit mësimor në muajin shtator.

“Ne jemi të mendimit që procesi mësimor duhet të filloj, natyrisht me respektimin maksimal të rregullave të caktuara nga institucionet shëndetësore”, shkruan kryetari, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai konsideron se është e rëndësishme që procesi mësimor të zhvillohet sipas plan-programit, sepse sipas tij, “do të ishte dëm i madh që gjeneratat të humbin kaq shumë nga angazhimi i mirëfilltë edukativo-arsimor”

Më Shumë

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Lajmet e Fundit