8.4 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Në UPZ u promovua libri i radhës i Artan Nimanit

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të mërkurën është bërë promovimi i librit të radhës me titull “Bazat e menaxhimit ndërkombëtar” i Prof. Dr. Artan Nimani, i cili njëherësh është edhe anëtar i Këshillit Drejtues të UPZ-së. Në një ceremoni të rastit që është organizuar kanë marr pjesë mysafirë të shumtë nga bota akademike, institucionet qendrore, FSK, Policia, etj..

Në fjalën tij para të pranishmëve, Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i UPZ e vlerësoi lartë punën akademike të profesor Nimanit duke theksuar se kontributi i tij në këtë fushë është mjaftë i dobishëm për studentët e kësaj lëmie në vend dhe më gjerë. Po ashtu edhe Prof. Dr. Halil Kukaj u.d. Dekan i Fakultetit Ekonomik në cilësi të redaktorit të librit dhe Prof. Dr. Sabahajdin Cena në cilësi të recensentit theksuar se Prof. Nimani ka bërë një punë të jashtëzakonshme në këtë libër duke e inkurajuar që të vazhdoj punën e tij edhe më tutje.

Prof. Nimani, autori i librit falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë libër në forma të ndryshme. Ai theksoi se do të vazhdoj ta japë kontributin e tij aty ku kërkohet.

Më Shumë

Bashkimi fiton ndaj Junior 06

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 65:34 ndaj Junior 06 në konkurrencën e femrave. Bashkimi arriti të krijojë epërsi që në fillim të lojës dhe...

Nxënësit e shkollës profesionale në Kijevë me iniciativë për dhurim gjaku dhe solidaritet

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë kanë prezantuar projektin e tyre humanitar dhe edukativ “Shkolla dhuron – Kosova shpëton”, në...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit