9.2 C
Prizren
E hënë, 5 Janar, 2026

Në vitin 2000, Thaçi ishte lider i një partie tjetër, jo i PDK-së!

Hashim Thaci14-24Kryetari aktual i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, jo çdo herë ka qenë lider i kësaj partie, ndonëse në mbamendjen e kosovarëve ai njihet vetëm si lider i PDK-së.

Kjo parti, menjëherë pas luftës, është quajtur Partia e Progresit Demokratik (PPD), dhe kryetari saj ka qenë, Hashim Thaçi.

Uk Lushi, anëtar i brigadës “Atlantiku”(brigadë e cila në mesin e saj ka mbledhur bashkatdhetarë nga SHBA, për luftën e Kosovës në vitin 1999), në profilin e tij në Facebook ka postuar një ftesë të cilën ia kishte bërë partia e parë e liderit të tashëm të PDK-së, Hashim Thaçi (atëherë PPD), për të qenë pjesë e punimeve të këtij subjekti politik.

“Një ish-bashkëluftëtar nga ‘Atlantiku’ e kishte gjetur këtë ftesë sot në arkivin e tij. Sapo e pashë buza mu shkreh në një vajqeshje të çuditshme. Me sa di unë askush nga atlantikasit nuk patëm shkuar në Kongres. Por, pas gati 15 vitesh, më duhet të pyes: a e kemi nderuar dhe a jemi duke e nderuar veprën e të rënëve, a kemi dhe a jemi duke e realizuar plotësisht amanetin e tyre, si dhe a kemi punuar dhe a jemi duke punuar për aspiratat tona kombëtare?!”, ka shkruar Lushi. /Telegrafi/

Më Shumë

Nisin homazhet në nderim të jetës dhe veprës së Nexhat Dacit

Me rastin e vdekjes së ish-kryetarit të Kuvendit, akademikut Nexhat Daci, në hollin e parlamentit nga ora 09:00 kanë nisur homazhet. Qytetarë, aktorë politikë dhe...

Monopoli mbi fishekzjarret

Blerim Shala Mëngjesi i 1 janarit të këtij viti, së paku për një temë, nuk dallonte aspak prej atyre të viteve të mëparshme. Mbase, kështu...

Lajmet e Fundit