6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Në Zym të Hasit inaugurohet shtatorja e Skënderbeut

Në përfundim të jubileut të madh të 550-vjetorit tëGjergj Kastriotit – Skënderbeut, në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, ditën e shtunë, më 22 dhjetor,në orën 11:00, mbahet manifestimi i madh “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Zym”, me ç’rast pritet të inaugurohet shtatorja e kryeheroit kombëtar shqiptar– Gjergj Kastriotit – Skënderbeu.Mjetet (afro 30 mijë euro) për shtatoren e Skënderbeut, por edhe për rregullimin e ambientit e për organizimin e këtij evenimenti kulturor, i kanë siguruar banoret e Zymit, Shëngjergjit e të Bregdrinit, përkatësisht mërgimtarët e këtyre fshatrave që punojnë në shtetet e Ballkanit.Megjithatë, Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” të Zymit më 23 prill 2018 pat vendosur që në Zym të ngritët monumenti i Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Zymjanët qysh në prill të këtij viti kontaktuan me skulptorin e mirënjohur Sadik Spahija, nga Tirana, dhe e kontraktuan monumentin dhe tani çdo gjë është gati.Për mysafirët nga Prishtina që marrin pjesë atë ditë në Zym është siguruar një autobus, i cili i prit mysafirët para Ipeshkvisë së Kosovës (te Katedralja “Shën NënaTerezë”) dhe niset për Zym në orën 9:00. / KultPlus

Më Shumë

Liria mposhtet në derbi, humb terren në garën për Superligë

Liria është mposhtur nga Vëllaznimi në Gjakovë, duke humbur pikë të rëndësishme në garën për Superligë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e...

Disa lagje në Prizren mbesin pa ujë për shkak të një defekti në rrjetin transportues

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa zona të Prizrenit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes si pasojë e një defekti në...

Lajmet e Fundit