17.8 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Nehat Elshani emërohet në pozitën e shefit të kabinetit të Totajt

Kryetari i Shaqir Totaj, ka emëruar sot Nehat Elshanin në pozitën e shefit të kabinetit në zyrën e Kryetarit të Komunës së Prizrenit.

Postimi i plotë i Totajt

Sot kam emëruar mikun tim dhe bashkëpunëtorin e ngusht ndër vite Nehat Elshanin, në pozitën e shefit të kabinetit në zyrën e Kryetarit të Komunës së Prizrenit. Nehat Elshani në zgjedhjet e fundit është zgjedhur kuvendar me votat e qytetarëve dhe ka qenë një ndër më të votuarit. Nehati poashtu është anëtar i kryesisë dhe sekretar për vlera të luftës në degën e PDK-së në Prizren.

Përvoja politike, profesionale dhe përkushtimi në punë janë vetëm disa nga karakteristikat që Nehati ka. Si pjesë e ekipit tim, bashkë zotohemi se do të përmbushim pritjet e qytetarëve dhe zbatojmë programin tonë qeverisës për Prizrenin!

Më Shumë

Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rastin e AKK-së

Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e...

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i AAK-së në Prizren

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren i nënshtrohet sot procesit të brendshëm zgjedhor. Në ambientet e Hotel "Tesara", duke filluar nga...

Lajmet e Fundit