4.2 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Nëna e komandant “Drinit”: Kam një lutje për ju

Qamile Rexha, nëna e komandant “Drinit”, e ka një lutje për ditën e vdekjes së saj.

Lutja e saj dëshiron të realizohet vetëm nëse i zbardhet vrasja e djalit.

“Unë them se nëse gjendet kush e vrau, ju lus asnjë lot për mua mos e derdhni ditën kur vdes. Veç të gjendet kush e vrau,” shprehet nëna Qamile.

Në Prizren, dje u shënua 18-vjetori i vrasjes së Ekrem Rexhës, i njohur në luftën për çlirimin e Kosovës si komandant “Drini”

“Drini” u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë, shkruan “PrizrenPress”.

Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar.

Procesi për të zbardhur vrasjen më vonë u zhvendos në Prishtinë, ku në një proces tjetër me drejtësinë u përball ish-komandanti i Zonës së Dytë të TMK-së, gjeneral Sali Veseli, që ishte akuzuar për bashkëpunim në vrasje. Shkalla e dytë e Gjykatës e pat prishur aktgjykimin e Gjykatës në Prizren, ndërsa siç është thënë në mungesë provash liroi të akuzuarit.

Komandant “Drini” ka themeluar Shoqatën e Veteranëve të Luftës në Prizren, që ishte e para e këtillë në vend.

Nëna Qamile, tregon ndërkaq se Ekremi ishte më i miri djalë.

“Jemi krenarë që e patëm, por ja na e vranë”.

“Ekremi nuk u ndal kurrë duke bërë luftë për lirinë e Kosovës”, tha ajo për “Kosova Sot”.

Njëri nga tre vëllezërit e komandant ‘Drinit’, Ruzhdi Rexha, kërkon zbardhjen e vrasjes së vëllait të tij.

Ai, tha se një kërkesë të tillë e kanë edhe bashkëluftëtarët e “Drinit”.

“Ne kemi pasur dhe kemi dëshirë që kjo vrasje të zbardhet nga organet tona. Ne ua kemi lënë institucioneve të drejtësisë që të zbardhin këtë vrasje. Për ne është e rëndësishme që të zbardhet vrasja, pavarësisht se kush e bënë vendorë apo ndërkombëtarë“, shprehet ai. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haziz Hodaj dorëhiqet nga Kryesia e LDK-së në Prizren, Fejzë Kabashi largohet nga partia

Dy zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, duke shprehur pakënaqësi me mënyrën e vendimmarrjes në...

Mësimi në shkollat e Malishevës shtyhet për dy ditë

Komuna e Malishevës ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat e kësaj komune. Përmes një njoftimi zyrtar...

Lajmet e Fundit