Nëna ime, e bukura Hatixhe

Nga Dritero Agolli

Nëna ime, e bukura Hatixhe,
Më e bukura nga gjithë fshatarkat,
Atje në minder mbi një dysheme,
Më polli mua kur u kthye nga arat.

E britma ime u hap përmbi dhe’
Bashkë me zërat e demit e kalit,
Nëna ime, e bukura Hatixhe,
Heshtte e çlodhur dhe i gëzohej djalit.

Pastaj u mblodhën fshatarët e mi,
Faqet e parruara i ulen mbi mua
Dhe thanë:” Shumë ara do lërosh ti
Dhe shume ujë do pish në krua!”…

E vërtet, nën qiellin me re e pa re,
Lërova ara e kapërceva pragje,
Për nënën time, të bukurën Hatixhe,
Këndova këngë e thura vargje …

1963

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit