Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, kërkon qeveri teknike

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, thotë se formimi i një qeverie teknika, do të kishte qenë zgjedhja më e mirë për Kosovën.

“Unë besoj se i kemi dy opsione, zgjedhje të parakohshme ose qeveri teknike”, ka thënë ai, për “QendraPress”.

“Zgjedhjet e parakohshme ndoshta kishin me qene zgjidhje ma korrekte, por qeveria teknike kalimtare deri në zgjedhje është zgjidhje praktike/pragmatike”.

“Për shkak se jemi në pandemi nuk kisha thanë të shkojmë në zgjedhje”.
Qeveria e Kurtit është në prag të shkarkimit, pas prishjes me partnerin e koalicionit, LDK-në.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka zhvilluar takime me partitë opozitare për t’u koordinuar rreth mocionit të mosbesimit të qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti.

Ndërkaq, Totaj, i cili është edhe kryetar i PDK-së në Prizren, thotë se kryeministri Kurti ka dëshmuar se nuk ka qenë i gatshëm të përballet me sfida.

“Në fakt në esencë ka të bëj me mos gatishmërinë e kryeministrit për t’i adresuar sfidat jo të lehta që na presin në mënyrën më të mirë të mundshme ,e që kanë të bëjnë me përmbylljen e procesit te ndërtimit të shtetësisë së Kosovës”, shprehet ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit