28.7 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

Nënshkruhet marrëveshje ndërmjet Koordinatorit Hoti dhe Komunës së Suharekës

Nënshkruhet marrëveshje ndërmjet Koordinatorit Hoti dhe Komunës së Suharekës

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti u prit sot në vizitë nga Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj me ç’rast nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e Programit Nacional për Rininë në këtë komunë.

“Programi Nacional për Rininë është hartuar për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës të nivelit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë. Në kuadër të këtij programi do të organizohen gara në tri fusha kryesore: dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në sport. Për të trija fushat janë përgatitur udhëzuesit për rrjedhën e garës. Roli i komunës në realizimin e këtij programi është shumë i rëndësishëm prandaj ju falënderoj për mbështetje”, tha koordinatori Hoti.

Ndërsa, Muharremaj shprehu gatishmërinë për realizimin e Programit Nacional për Rininë.

“Ne jemi të interesuar të ndryshojmë gjendjen në arsim dhe besoj se përmes këtij programi do të arrihet një rezultat i mirë. Ju do ta keni përkrahjen maksimale nga Komuna e Suharekës për këtë program”, tha ndër të tjera Kryetari Muharremaj.

Koordinatori Hoti në këtë takim ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Leonora Morina-Bunjaku si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri.

“MKRS e mbështet Koordinatorin veçmas në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Ne do të fokusohemi më shumë në ndihmën infrastrukturore për të cilën MKRS e ka buxhetin e vet”, theksoi zëvendësministrja Morina-Bunjaku.

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet KNKRS dhe Komunës së Suharekës përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programin Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me diturinë, kreativitetin kulturor dhe mendimin kritik, si dhe sportin.

Më Shumë

AAK: Abuzimet me lejet ndërtimore po rrezikojnë rendin urban dhe interesin publik në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar ashpër ndaj gjendjes në Komunën e Prizrenit, duke e cilësuar atë si shembull të qeverisjes së...

35 seanca konstitutive të dështuara, Kryeziu: Kushtetuta nuk parasheh këso devijime dhe destruksione

Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta nuk përcakton ndonjë afat të qartë kohor për...

Lajmet e Fundit