8.7 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Nënshkruhet memorandum për realizimin e librit monografik për këngëtaren Nexhmie Pagarusha

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka pritur sot në kabinetin e tij, përfaqësues të organizatës Integra, ku edhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi.

Qëllimi i nënshkrimit të memorandumit është mbështetja financiare për të realizuar monografinë për këngëtaren Nexhmie Pagarusha, e clila ka dhënë kontribut unik jetësor në pasurimin kulturor, social, ekonomik dhe politik të Kosovës.

Libri do të vijë si histori e shtrirë në formë romani me qëllimin që publikut t’i prezantohet i gjithë mozaiku jetësor e artistik i Pagarushës. Monografia për Nexhmije Pagarushën do përmbledhë gjithë jetën dhe veprimtarinë e saj prej artisteje. I ndarë në disa kapituj, libri do të paraqesë rrugën e këngëtares nga fëmijëria deri në ditët e sotme. Vet këngëtarja me rrëfimin e saj artistik e jetësor do të jetë boshti i rrëfimit të librit që do të publikohet në konturat e një romani.

Ministri Gashi, u shpreh shumë i lumtur me nënshkrimin e këtij memorandumi duke thënë se: “Monografia do të vë në pah rëndësinë e karrierës muzikore të Pagarushës, që përfaqëson një pjese vitale të trashëgimisë shpirtërore të vendit tonë”.

Po ashtu, ministri sqaroi se projekti, pjesë përbërëse e këtij Memorandumi zbatohet në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore dhe theksoi se “Libri do të mbetet trashëgimi e institucioneve të vendit dhe brezave të rinj”.

Ndërkaq, organizatori ekzekutiv i organizatës Integra, Kushtrim Koliqi, falënderoi ministrin dhe Departamentin e Trashëgimisë, për gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në realizimin e këtij projekti me rëndësi të madhe në fushën e kulturës e të trashëgimisë.

Ndër të tjera, Koliqi shpjegoi se përveç rrëfimit të këngëtares Pagarusha si bosht i rrëfimit të librit, “intervistat me muzikantë të tjerë që kanë punuar në këngët e Pagarushës, do të plotësojnë rrëfimin e saj. Pos këtyre, pjesë e monografisë do të jenë edhe të gjeturat e hulumtimeve që do të bëhen në arkivat e kohës. Tekstet apo kritikat që i janë bërë veprave të saj po ashtu do të jenë pjesë e librit. Kësisoj, libri do të kompletohet edhe me fotografitë e shkrepura në kohëra të ndryshme përgjatë karrierës së Pagarushës, në mënyrë që pos rrëfimit të saj, periudhat të dokumentohen edhe me pamje”.

Më Shumë

Arbnore Përquku e Bashkimit, MVP e javës së 12-të

Arbnore Përquku ka shpërthyer në derbin e xhiros së 12-të të Superligës Femrat, duke udhëhequr Bashkimin në një fitore të rëndësishme 76:65 ndaj Pejës...

Mallkim nëne

Fatmir MEHMETI (1998) Dridhuni, lugetër të dreqit, çirruni, ju, o qafëthyer, gojëzdralë e të përlyer, do t`ju nëmë toka në mbetshi! Mos thyej dyer, o kusar, derr i nkequr, hije e përdrequr, bimesë...

Lajmet e Fundit