5.6 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Nëse dështon LDK…

Kryetarja e Degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, thotë se LDK-së i duhet një reformë e thellë.

Sipas saj, nëse dështon LDK-ja, atëherë pushtetin mund ta marrin “kriminelët dhe radikalët”.

Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i duhet një reformë e thellë si ajri për të jetuar, ndërsa grupi rreth Isa Mustafës, LDK-së së Ibrahim Rugovës po ia merr frymën pak nga pak.

Kështu ka thënë gjatë një interviste për “Zërin” kryetarja e Degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla.

Gërvalla, e cila u nxor zvarrë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së më 20 maj, ka thënë se LDK-ja aktuale dhe njerëzit e dobët të saj kanë frikë dhe prandaj frikësohen nga kokat e pavarura me argumente të forta.

Sipas saj, prej vdekjes së presidentit Rugova, LDK-ja vazhdimisht keqpërdor statutin e saj. Në këtë frymë ajo thotë se edhe vetë kryetari i partisë, Isa Mustafa, është zgjedhur në mënyrë jolegale.

Ndërkohë sa i përket incidentit që ndodhi më 20 maj, Gërvalla thotë se ata persona asnjëherë nuk do të guxonin t’i preknin asnjë fije floku dikujt nga i cili do të llogarisnin reagime të dhunshme.

Ajo më tutje zbulon se pavarësisht tentimit që disa herë të takohet me Kryesinë Qendrore të LDK-së, ata nuk kanë pranuar.

Ndërkohë akuzon rëndë edhe Ismet Beqirin, siç thotë ajo, si një person pa kurriz. /Zëri/

Më Shumë

Totaj emëron dy drejtorë të LDK-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot dy drejtorë nga radhët e LDK-së në pozita kyçe të administratës komunale. Florent Ukaj është...

Totaj: Ka dëme nga vërshimet në Prizren, qeveria qendrore ka qëndruar anash

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqit Totaj ka deklaruar se gjashtë familje janë evakuar për shkak se lumi “Drini i Bardh”, ka dal nga...

Lajmet e Fundit