Nesër “Dita pa makina” në Prizren, ja ku nuk mund të kaloni

Të martën, më 22 shtator në Prizren do të organizohet aktiviteti “Dita pa makina”, që është një ngjarje e lirë ndërkombëtare, e cila organizohet me qëllim të shfrytëzimit të sa më pak makinave, si një prej ndotësve kryesorë të ajrit dhe nxitjes për përdorim të transportit urban dhe biçikletave, raporton PrizrenPress.

Me rastin e organizimit të këtij aktiviteti, nesër, një pjesë e aksit rrugor “Remzi Ademaj” dhe “Adem Jashari” do të jetë e bllokuar për automjete për një orë (11:00-12:00) dhe pikërisht në këtë segment rrugor do të ketë aktivitete të ndryshme. Gjatë kësaj kohe makinat duhet të shfrytëzojnë rrugë të tjera alternative (rr. “Faik Emrush” dhe “Fehmi Lladrovci”).

“Dita pa makina” organizohet për çdo vit në rreth 2000 qytete dhe 40 vende të ndryshme të botës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit