6.6 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Nesër drejt Prishtinës mijëra automjete, AAK kërkon mospengimin e tyre

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuqi, dhe sekretari Egzekutiv, Valon Tolaj, sot kanë pasur një takim me zyrtarë të policisë së Kosovës, për t’i harmonizuar veprimet për mbarëvajtjen e protestës së nesërme në Prishtinë, njofton kumtesa nga AAK.

”Duke u nisur nga fakti se protesta është shumë e madhe, dhe nesër drejt Prishtinës do të nisën mijëra automjete, Kuqi dhe Tolaj, kanë kërkuar mbështetjen e policisë, që qarkullimi tyre të jetë i papenguar dhe maksimalisht i lehtësuar”, thuhet në kumtesë.

Policia nga ana e saj është treguar e gatshme që të ndërmarrë krejt çka është e nevojshme, që protesta të përmbyllët e qetë, që është edhe përcaktim i organizatorëve të saj.

Më Shumë

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Operacion antidrogë në Suharekë, arrestohen dy persona

Një aksion antidrogë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e drogës dhe armëve. Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti...

Lajmet e Fundit