-0.4 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Nesër hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në UP

Universiteti i  Prishtinës, do të hap nesër konkursin për pranimin e studentëve të ri për vitin akademik 2019/2020.

Këtë e ka bërë të ditur dekani i Fakulteti Filozofik, Bujar Dugolli përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka thënë se, maturantët që sapo kanë diplomuar dhe të gjithë të interesuarit e tjerë edhe jashtë Kosovës, kanë mundësi të jashtëzakonshme, që rrugën e tyre drejtë karrierës, t’a ngrisin në ndonjërin nga trembëdhjetë fakultetet e UP-së, që numërojnë dhjetëra programe e specializime.

“Kandidatet për student, do kenë shumë oferta, shumë kolegje e universitete të tjera, por asnjëri nuk mund t’i afrohet cilësisë së universitetit tonë, pavarësisht përpjekjeve të çdo llojllojshme për t’a penguar UP-në, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

Fakulteti Filozofik, në tetë drejtimet e tij të Akredituara (BA: Histori, Filozofi, Sociologji, Psikologji, Shkenca Politike, Puna sociale, Antropologji kulturore dhe Arkeologji), do të pranoj 727 studentë, numër ky i miratuar nga Senati i Universitetit, ndërsa mënyra e aplikimit koha dhe vendi, të gjitha janë të detajuara në njoftimin që do të postohet në faqen elektronike të fakultetit tonë”, ka thënë Dugolli.

Dekani ka pohuar se Universiteti i Prishtinës dhe studentët e tij, kanë bërë revolucion në shoqërinë tonë, dhe se Universiteti i Prishtinës është gur-themeli i shtetit.

Në fund, Dugolli konsideron se e gjithë plejada akademike e Kosovës ka dalë nga Universiteti i Prishtinës.

Më Shumë

Shtyhet afati për paraqitjen e kërkesave për dëmet nga vërshimet në Malishevë

Komuna e Malishevës ka njoftuar se është shtyrë afati për paraqitjen e kërkesave për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e javës së...

Bamforth vazhdon me super paraqitje, shpallet MVP

ProCredit Superliga po vazhdon me super ndeshje, me shumë emocione. Golden Eagle Ylli po vazhdon me fitore në vitin 2026, ku kësaj radhe fitoi ndaj...

Lajmet e Fundit