Nesër në Malishevë fillon fushata e dezinsektimit selektiv kundër etheve hemorragjike

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), nga dita e nesërme, e enjte (07.05.2020), në territorin e Komunës së Malishevës, do të filloj fushata e dezinsektimit selektiv të zonave endemike, kundër rriqrave, si bartës të virusit të etheve hemorragjike.

Komuna njofton se kjo fushatë e dezinsektimit selektiv të zonave endemike, do të filloj në fshatin Lladrovc, ndërsa dezinsektimi do të vazhdoj sipas planifikimit të bërë, bazuar në situatën në terren.

Dezinsektimi përfshin hapësirat publike dhe private në zonat endemike.

Dezinsektimi i zonave endemike do të filloj nga ora 08:00 në mëngjes dhe do të vazhdoj deri në mesditë, dhe me këtë rast luten qytetarët që ti marrin masat e duhura preventive, në veçanti luten bletarët për kujdes të shtuar.

Dezinsektimi do të bëhet sipas këtij orari:

07.05.2020- në Lladrovc,

08.05.2020- në Senik

09,10 dhe 11,05.2020- në Banjë

Për çdo ndryshim të orarit, për shkak të kushteve atmosferike apo për shkaqe, qytetarët do të njoftohen me kohë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Lajmet e Fundit