Nesër vihet gurthemeli i shtatores së Skënderbeut në Prizren

Me rastin e Ditës së Flamurit, nesër në Prizren vihet gurthemeli i shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ora 11:00.

“Vënia e gurthemelit të shtatores së Skënderbeut bëhet te rrethrrotullimi pranë stacionit të autobusëve”, njofton Komuna e Prizrenit,transmeton ‘PrizrenPress’.

Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit vitin e kaluar patën miratuar vendimin për ngritjen e shtatores së Skënderbeut.

Sipas tyre, vendosja e bustit dhe shtatores të këtyre figurave të historisë kombëtare e nderon qytetin e vjetër. /PrizenPress.com/

Më Shumë

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Lajmet e Fundit