4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Nesër zyrtarisht fillon korrja e grurit në Malishevë

Shtabit Komunal për fushatën e korrje -shirjeve mbajti takimin e parë, ku i shqyrtoi të gjitha mundësitë dhe aktivitetet që do të zhvillohen gjatë fushatës së korrje – shirjeve në tërë territorin e Komunës së Malishevës.

Në këtë takim prezent ishte edhe nënkryetari i Komunë së Malishevës, Vesel Krasniqi, ku kërkoi nga anëtarët e shtabit komunal të jenë aktiv në zbatim të planit operacional për korrje -shirje që është hartuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Malishevës duke u bazuar edhe në rekomandimet e planit të qeverisë qendrore.

Nga ky takim dolën me këto rekomandime të cilët do të zbatohen nga kombajnerët dhe fermerët.

Zbatimi i marrëveshjes në mes të dy palëve për çmimin e rekomanduar nga qeveria qendrore në shumë prej 130 euro për hektar.

Të zbatohet kriteri i lagështisë që nuk duhet të jetë më i lartë se 12 %, Kombajnerët duhen të jenë të pajisur me të gjitha mjetet e duhura për këtë fushatë të korrje – shirjeve.

Në Komunën e Malishevës për këtë vit janë mbjellë 3587 hektarë me grurë janë 3504 hektarë, 45 hektarë me tërshërë dhe 38 hektarë me elb, ndërsa pritjet për një hektar grurë të rendimentit mund të sillen nga 3500 deri në 4200 kg për hektar.

Më Shumë

“Krizë” për Vjosa Osmanin: Veç 1 mijë e 168 euro në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë edhe krerët e...

Ylli fiton duelin e parë gjysmëfinal në ‘Karagaçi’

Golden Eagle Ylli ka fituar duelin e parë gjysmëfinal, duke mundur Pejën si mysafir me rezultat 84:87 (22:23, 19:19, 30:15, 13:30). Kampionët kishin epërsi deri...

Lajmet e Fundit