6.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Nexhmi Krasniqi rikthehet në Prizren

Drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, do të rikthehet në vendin e tij të punës në Prizren.

Ai i ka thënë “PrizrenPress”-it se do të dalë në punë javën e ardhshme në postin që e ka pasur si drejtor i Policisë.

“Javën e ardhshme do të rikthehem me punë në Prizren, në postin që kam pasur para suspendimit”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi pasi ishte suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, muajin e kaluar nënshkroi vendimin për kthimin e tij në pozitën e njëjtë të punës.Mirëpo,vendimi ishte ndryshuar pasi që Krasniqi ka dalë në vendin e punës, duke transferuar si shef i operativës në Gjakovë.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në shtatorin e vitit të kaluar i kishte rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqit, së bashku me Besim Rexhepin, udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjeve, nën dyshimin se nga informacionet që posedonte IPK kishte ankesa nga qytetarët ndaj tyre.

Rexhepi ishte kthyer në punë rreth tre muaj më parë, ndërsa muajin e kaluar kthimin në punë e nënshkroi edhe drejtori Krasniqi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Vashat e Bashkimit shkëlqejnë në Prizren – fitore spektakolare ndaj Prishtinës

Vashat e Bashkimit shënuan një fitore të jashtëzakonshme 104:58 ndaj Prishtinës në një ndeshje të xhiros së 18-të të Superligës së Femrave, e zhvilluar në...

Lajmet e Fundit