20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Nga dy vjet burgim autorëve që thyen e vodhën xhaminë në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, shpalli aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarve me inicialet S.M. nga fshati Gllogovc, Komuna e Lipjanit, dhe B.V. nga Lipjani, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë në bashkëkryerje.

Të akuzuarve me inicialet S.M. dhe B.V. iu shqiptua dënimi me burgim në kohëzgjatje secilit me nga dy (2) vite burgim efektiv.
Në dënim do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 29.06.2016. Paraburgimi të njëjtëve i vazhdohet deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi

Me datën 27.07.2015 në mes të orës 21:00 në Prizren në objektin e xhamisë së ,,Dëshmorëve dhe martirëve,, , në bashkëveprim duke thyer, kaluar apo depërtuar me forcë në hapësirat e mbyllura të xhamisë me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, hynë në xhaminë e lartcekur dhe me mjet të përshtatshëm hapin dy kasaforta dhe nga aty marrin 400(katërqind) euro të holla, si dhe dëmin e shkaktuar në shumën rrethë 240 (dyqin e dyzet) euro dhe largohen nga vendi i ngjarjes./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sejdi Bellanica zgjidhet kryetar i AAK-së në Prizren

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në Prizren ka vazhduar procesi i zgjedhjeve të brendshme...

Kurti kujton Ekrem Rexhën: Ishte shpresë për rindërtimin e vendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar komandantin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes një...

Lajmet e Fundit