4.2 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Nga një muaj paraburgim dy të pandehurve që e rrahën një person në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve R.B., dhe A.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Më 22 qershor, në orët e pasdites në Prizren, të pandehurit në bashkëveprim, i shkaktuan lëndime trupore dhe përkohësisht ia dëmtuan shëndetin të dëmtuarit A.S., thuhet në komunikatën e gjykatës.

Gjykata më tej sqaron, “për shkak të një mosmarrëveshjeje me fqinjin e tyre – të dëmtuarin, e sulmojnë atë fizikisht, i pandehuri R.B., e godet me një thikë (brisk dore), ndërsa i pandehuri A.Sh., e godet me një shufër metalike, mjete këto që mund të shkaktojnë lëndime të rënda trupore ose dëmtim të rëndë të shëndetit në pjesën e abdomenit dhe pjesë tjera të trupit, si pasojë e këtyre veprimeve, të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime rënda trupore, sipas raportit mjekësor të emergjencës”.

Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale dhe ka vlerësuar se me lënien në liri të të pandehurve, të njëjtit mund të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Më Shumë

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Lufta e fundit në Kosovë, e gjeti si student. Por, mosha e re nuk që problem, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ky, hoxhë...

Një qiell për Ajvaz Shehun

Enver Sulaj /… që sot, pas 27 vjetësh, ai ka një vendprehje…/ Do ta filloj me qiellin Këtë poezi për ty, Ajvaz Shehu Që sot është errësuar Është përskuqur Është...

Lajmet e Fundit