8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Cristano Ronaldo i bashkohet Binance-s me NFT-në e tij

Futbollisti i famshëm portugez, Cristiano Ronaldo, ka njoftuar partneritetin e tij ekskluziv shumëvjeçar për tokenët të pandryshueshëm (NFT) me platformën e shkëmbimit të kriptomonedhave Binance.

Sipas një deklarate të publikuar nga Binance, përmes marrëveshjes së partneritetit, ndjekësit e futbollistit do të kenë një mundësi të “zotërojnë një pjesë ikonike të historisë sportive”.

Ndjekësit e Ronaldos, i njohur si CR7, do të kenë gjithashtu mundësinë t’i bashkohen komunitetit Web3 të futbollistit 37-vjeçar.

Në një video të shpërndarë në median sociale Twitter të Binance, Ronaldo, i cili mban rekordin për më shumë gola të shënuar (117) ndërsa luante për kombëtaren, foli për vendimin e tij për t’u bashkuar me platformën.

“Jam i lumtur të njoftoj partneritetin tim me Binance. Së bashku do të ndryshojmë lojën NFT dhe do ta çojmë futbollin në nivelin tjetër dhe ky është vetëm fillimi”, tha Ronaldo, një nga sportistët më të paguar në botë.

Ndjekësit e Ronaldos

Marrëveshja e Binance me Ronaldon, i cili sipas Forbes ka më shumë se 690 milionë ndjekës në mediat sociale, është një tjetër përpjekje e platformës që synon joshjen e tifozëve të futbollit në NFT dhe Web3.

Para partneritetit me CR7, Binance kishte afruar më parë Andreas Iniesta, një legjendë të futbollit spanjoll, i cili që nga nëntori 2021, kishte 25.2 milionë ndjekës në Twitter dhe 38.1 milionë në Instagram.

Megjithatë, pasi ai postoi në Twitter për tregtimin e kriptomonedhave me Binance, rregullatorët spanjollë e paralajmëruan Iniestën që të mos inkurajonte ndjekësit e tij për të investuar në monedha digjitale.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Katër vite pa aktorin Rikard Ljarja

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e...

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Lajmet e Fundit