Fillon realizimi i analizave biokimike në QMF në Gjonaj të Hasit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj dhe drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, sot bënë përurimin e laboratorit të analizave në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjonaj.

Duke theksuar se tanimë banorët e këtij fshati, por edhe e gjithë rajonit të Hasit mund të marrin shërbime laboratorike pa pasur nevojë që të vijnë në qytet, kryetari Haskuka deklaroi se tanimë në këtë QMF mund të kryhen pothuajse të gjitha analizat biokimike që realizohen në QKMF në Prizren.

Duke rikujtuar se QMF në Gjonaj është përuruar në muajin shtator të vitit të kaluar, kryetari Haskuka shtoi se tanimë banorët e këtij rajoni po marrin shërbime cilësore në infrastrukturë moderne dhe theksoi se Komuna e Prizrenit është komunë e reformave shëndetësore.

Në anën tjetër, drejtoresha Arënliu Hoxhaj bëri të ditur se ky laborator është i pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme dhe shtoi se këto shërbime do të ofrohen nga stafi i specializuar për kryerjen e analizave laboratorike. Ajo po ashtu njoftoi se ky laborator do të punojë dy herë në javë, të martën dhe të enjten.

May be an image of 1 person, standing dhe E brendshme

Më Shumë

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Lajmet e Fundit