18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Ngërçi sapo ka filluar!

Driton-GashiShkruan: Driton Gashi
Nuk ka nevojë as për statistika e as për ndonjë analizë të thellë për situatën politike në Kosovë që po mbretëron tashmë që gjashtë muaj. Të gjithë janë të lidhur për një fjali të vetme ‘me kqyr me ik’. Në këtë vend nuk ka jetë, shpresë, e të ardhme për mua! Sikure kjo fjalë tingëllon në secilin! Sikurse po i dëgjoj! Shpreh mllefin vetëm me shokë, apo ndonjëherë bëj ndonjë ‘status’ në facebook. Çfarë mund të bëj tjetër? Por jo, prapëseprapë i them vetës: ‘Unë i kam fajet , e gjithë ata që i kan votu këta kryekriminelë, që sot bëhen kryeparlamentarë e kryeminstër të vendit që nuk kanë kurrëfë lloji arsimimi dhe doktorrojnë në Universitete me renome e prapëseprapë belbëzojnë me fjalët ‘abasador’ e ‘ligjimitus’! Vlerat e luftës i kan shëndrruar e sublimuar në patriotizëm të pasuftës! Ky ngërrç, në një farë formë i ka bërë mirë vendit për të kuptuar edhe më mirë fytyrat e vërteta të tyre. Për të kuptuar edhe më mirë karakterin e tyre të ‘Prontos’.

Ndonjëherë më kujtohet ai pohimi i Platonit, që: ‘Shteti është ai që është sepse qytetarët janë ata që janë’. Po, është shumë e vërtetë kjo! Tash e një kohë Universiteti paska regjistruar studenta dhe ka nxjerr të ‘diplomuar analfabeta’ që kanë pasur çdoherë e në gjithëçka të drejtë. Kësisoj kanë folur ne emër të patriotizmit duke e praktikuar në shumë aspekte. (që në këtë rast i bie si pseudopatriotizëm).

Çfarë lloj patroitizmi është të këndosh këngën ‘besa besë’, para rektoratit, me tendencën së unë duhet të futem në Universitet sepse nuk e kam kaluar as 30% të kalueshmirsë së provimit, por jam fëmij i dëshmorit andaj duhet të diplomohem dhe kësisoj në kontinuitet të futem në punë, mundësisht në Qeveri apo në ndonjë Ministri. Sepse e meritoj! Përkufizim i gjithë kësaj është pikërisht një shprehje e Tveztan Todorovit mbi atë se: ’ Qeveria e keqe ka frikë nga arsimimi i mirë i qytetarit’.

Patriotizëm është të ndërtosh institucione të mirëfillta, arsimim të mirëfilltë, ekonomi të vendit stabile. Patriotizëm është kur një prind që shkon në punë dhe dhe mban një famije gjallë. Që besa patriotizëm është edhe atëherë kur del e pastron lagjen tënde nga mbeturinat!

Ky shtet ka nevojë për një lloj spastrimi elitik. Ky lloj qeverie është me të vërtetë ‘gjenocid i bardhë’ për të gjithë. Sinqerisht kanë humbur të gjitha vlerat. Kësisoj ta degjojmë njëherësh Nietzchen mbi ‘rivlerësimin e të gjitha vlerave’. Kjo devizë e Nitzche-s, është e nevojshme dhe e domosdoshme në Kosovë.
Hashimi Thaçi, në Këshillin e Sigurimeve foli për çështjet olimpike-për meritat e Majlinda Kelmendit. Ai u mburr me gjininë e Atifete Jahjagës , dhe foli për lehtësira të lidhjes së internetit. Majlinda Kelmendi ka arritur falë meritave personale e jo të shtetit! E për gjininë çfarë të themi?! Ose për lidhjen e internetit? Përse nuk ia kujtoi edhe njëherë luftën e vitit 1999 e masakrat, e gjenocidin? U krijua përshtypje se jemi pikërisht ne që kemi ushtruar dhunë dhe gjenocid përkundër serbëve! Përse nuk ia kaujtoi së paku Hashim Thaçi, Vuçiçit se më 27 gusht 2014, brenda 24 ore dy qytetarë të Republikës së Kosovës u vranë e tre të tjerë janë plagosur nga xhandarmëria serbe. Përse vallë shmangej?!

Qyetarët, sigurisht se nuk janë të kënaqur! Isa Mustafa Kryeminstër. Tradhëtari i partisë së vetë dhe eloktoratit të tij dhe asnjëherë dhe mosbesnik i ‘makivelizmit të tij’. E ç’mund të thuhet me tej për të? Porse alikimisti I cili humbjen e shëndrroi në fitore.

‘Çdo e dyta fjalë’, më besoni ose jo, është pikërisht ajo fjalia, ‘me kqyr me ik’, prej këtij vendi që makro-bosat e kanë gërryer dhe ‘na morën edhe bukën prej gojës’,

Andaj, në zemrat e çdo të riu, të papunë, të varfër, e përkrahje sigurse tingëllon ajo fjalia ‘Ah po të kisha mundësi, ose nëse më ofrohet mundësia do të doja të thosha ‘Lamtumirë Kosovë’. Nuk do të kthehm më aty! Kësisoj duhet ta bëj ta pamundurën për vetëekzistencë! Tek e fundit është e drejtë natyrore.

E gjithë kjo, vetëm sa e ka thelluar vendin në ngërrç, kaos dhe kolaps politik, ekonomik dhe shoqëror të mëtejshëm. Ngërrçi nuk ka përfunduar, ai sapo ka filluar.
(Autori është drjetor ekzekutiv i Orgnizatës Jo-Qeveritare ‘SOCIO’-Grupi për Studime, Analiza dhe Hulumtime Sociale)

Më Shumë

Nis rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes së Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 960 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1960 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Lajmet e Fundit