13.6 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Nis ekzekutimi i pagesave për familjet që humbën familjarët nga COVID-19

Sot ka nisur ekzekutimi i pagesave të para për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave Hekuran Murati i cili ka thënë se pas ekzekutimit të pagesave për 500 familje shumë shpejt do të procesohen edhe pagesat për grupet e tjera.

“Sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, për rreth 500 familje përfituese. Komisioni është duke shqyrtuar në vazhdimësi aplikacionet, dhe shumë shpejt do të procesohen edhe grupet tjera. Ndërkohë, disa aplikues që kanë pasur dokumentacion të pakompletuar, janë ftuar përmes emailit që të dorëzojnë edhe dokumentet që mungojnë, dhe sapo të pranohen nga komisioni, do të shqyrtohen edhe ato aplikacione”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Më Shumë

Drenoci në përgatitje për 26 Prillin, ditën e daljes publike të UÇK-së

Në Drenoc të Rahovecit po vazhdojnë përgatitjet dhe mirëmbajtja e hapësirave publike në kuadër të shënimit të 26 Prillit – ditës së daljes publike...

P.C Prizreni mbetet në Ligën e Parë

Proton Cable Prizreni nuk ka arritur të sigurojë ngjitjen në ProCredit Superligë, pasi është mposhtur në serinë finale nga Drita. Skuadra prizrenase u ndal në hapin...

Lajmet e Fundit