2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Nis punimet Kuvendi i LDK-së

Në Kuvendin e tetë zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka filluar regjistrimi i kandidatëve për të udhëhequr këtë parti.

“Zëri”, raporton se mediat akoma nuk po lejohen të hyjnë brenda në sallën ku pritet të mbahen zgjedhjet me arsyetimin se po behet regjistrimi.

Ndërkaq, mësohet se ka një pakënaqësi nga delegatët që vijnë nga degët e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër.

Këshilli i përgjithshëm i LDK-së nuk ua ka pranuar zgjedhjet në degët që ata i kanë mbajtur.

Në hotelin “Emerald”, aty edhe ku do të mbahen këto zgjadhje sapo ka arritur kryeministri Isa Mustafa.

Ndërkohë, deri më tani janë zyrtarizuar vetëm dy kandidatura.

Ndonëse flitet se kandidaturën do ta paraqet edhe ish – persidenti Sejduiu, mirëpo, një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar.

Ndërkaq, kryeministri Mustafa prezantoi pikat e rendit të ditës.

Isa Mustafa në fjalimin para Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ka thënë se ky proces do të përfundojë në mënyrë demokratike.

“Ne kemi zgjedhur në mënyrë transparente kryetarët e Degëve. Ky Kuvend Zgjedhor është përmbyllje e gjithë rrugëtimit tonë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se LDK po rritet për çdo ditë, derisa ka thënë se Kuvendi Zgjedhor do të tregojë se partia e tij do të jetë më e fortë se kurrë.

Në anën tjetër Fatmir Sejdiu, kërkoi që të lejojnë të hyjnë në sallë delegatët e disaporës, përkatësisht ata nga Zvicra dhe Gjermania. /Zëri/

Më Shumë

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Mustafë Gashi nga Suhareka

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë Gashi nga Suhareka. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët...

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, pramje dramatike

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lexues të Klan Kosova kanë dërguar pamje drejt redaksisë, ku shihet një kamion i përfshirë...

Lajmet e Fundit