Nis zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të kufirit Kosovë – Shqipëri

Paradite në pikëkalimin kufitar të Morinit qytetarët që shkuan për Shqipëri nuk patën kontrolle nga policia kufitare, por pasdite situata nuk ishte e njëjtë. Qytetarët thanë se marrëveshja s`po zbatohet dhe qytetarët iu nënshtruan procedurave të rregullta.

Paraditen e së shtunës, ata që ia mësynë Shqipërisë kaluan pa ndonjë kontroll në pikëkalimin kufitar.

Çdo fundjavë gjatë sezonit veror në pikat kufitare nuk do të ketë asnjë ndalim për kontroll dokumentesh apo policor.

Por, pasdite sipas qytetarëve situata ndryshoi.

Një nga marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e përbashkët te dy qeverive ishte edhe qarkullimi i qytetarëve pa nevoja regjistrimi në pika kufitare, por situata ishte ndryshe pasi qe qytetaret qe ia kishin mësyrë Shqipërisë kanë qenë të detyruar të bëjnë ndalesën për regjistrim në kufirin e Vermicës.

Qytetaret e intervistuar thanë RTK-së, se nuk i besojnë marrëveshjes, pasi sipas tyre u detyruan të japin dokumentet e identifikimit.

Ndryshe, në bazë të marrëveshjes që për lehtësira nëpër kufi parashihet që mos të ndalohen udhëtarët vetëm në raste të dyshimta, por pavarësisht kësaj sipas qytetarëve ajo nuk u zbatua në tërësi.

Vendimi vlen për periudhën deri më 1 shtator 2022, ndërsa pas kësaj date, është paralajmëruar një tjetër marrëveshje që do të krijojë lehtësira tjera të kalimit kufitar.

 

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Hasit prezantoi kulturën dhe traditën shqiptare në Kapfenberg të Austrisë

Shoqëria Kulturo-Artistike "Malësori" nga Gjonaj i Hasit ka përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar të kulturës në Kapfenberg të Austrisë. Ky festival, i...

Lajmet e Fundit