Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj e denoncon në polici Zafir Berishën për kanosje

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dje e ka denoncuar ish-deputetin Zafir Berishën në Polici.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai i tha Expressit se viktima ka deklaruar në Polici që përmes telefonit është kanosur nga i dyshuari, Z.B.,për tri ditë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka dhënë urdhër që të intervistohet I dyshuari.

“Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e kanë shoqëruar të dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti “Kanosje”. Rasti është duke u hetuar nga njësiti Hetimeve rajonale në Prizren”, tha Gashi për Express.

Express ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Totaj e Berisha, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm. /GazetaExpress/

Më Shumë

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Lajmet e Fundit