Nisin xhirimet e filmit më të ri të Ujkan Hysaj

Prapë i metrazhit të shkurtë, projekti më i ri filmik i regjisorit, Ujkan Hysaj tashmë ka filluar xhirimet, film i cili është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Në një deklaratë më të hershme për KultPlus, Hysaj ka thënë se ky film është një film që flet për kohën e vitit 1910 dhe se si shqiptarët kanë jetuar në atë kohë. Bënë diferencën e të jetuarit atëherë dhe tani, filmi trajton temën se si ka ekzistuar dashuria në familje, dashuria ndaj gruas, ndaj babait, se si ka ekzistuar harmonia familjare, se si ka funksionuar një kod etik duke ju falënderuar kanunit të asaj kohe.

Rolin kryesor në këtë film do ta luaj Shkelqim Islami, Sefedin Nuredini do të paraqitet në rolin e babait, Blerta Ismajli në rolin e gruas dhe Arbnesha Grabovci Nixha është në rolin e nënës.

Ujkan Hysaj pat thënë për KultPlus se xhirimet e këtij filmi do të nisin më 5 prill dhe tashmë kanë filluar xhirimet, ndërkaq për përfundimin e tyre ka thënë se do të jetë në datën 15 prill.

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit