Nisma e Limajt godet PDK-në në Malishevë

Ish- kryetari i nëndegës së PDK-së në Shkozë të Malishevës, Samet Bytyçi dhe ish-kandidatja për Asamblenë Komunal nga ky subjekt politik, Fatime Krasniqi-Bytyçi, kanë aderuar te Nisma për Kosovë të Fatmir Limajt.

“Tani e tutje potencialin dhe kontributin aderuesit do të vazhdojnë të japin në fuqizimin e Nismës”, thuhet në komunikatën e Nismës në Malishevë.

Nisma në Malishevë po ashtu ka themeluar edhe nëndegën në fshatin Shkozë.

“Çdo ditë Nisma po zgjerohet me të rinj dhe intelektualë, të cilët po aderojnë në subjektin tonë si shkak i pakënaqësisë se qeverisjes në Kosovë”, thuhet në komunikatë të Nismës në Malishevë/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit