NISMA: Kryeqyteti historik i Kosovës, i gatshëm për Frontin Demokratik

Strukturat e Nismës Socialdemokrate sot qëndruan në Prizren, ku u zotuan për shpërndarjen e frymës së unitetit që i duhet vendit karshi zhvillimeve politike, raporton “PrizrenPress”.

Siç shkruajnë përmes një komunikate, së bashku u pajtuan që Kosovës i duhet politikë e urtë dhe e pjekur që nuk prodhon kriza dhe është e ndërgjegjshme për momentumin politik, duke preventuar gabimet historike që mund t’i sjell kursi politik aktual.

“Fronti Demokratik është rruga me koncept të qartë për ta ndryshuar kursin politik dhe ekonomik të kësaj qeverisje”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Kryeqyteti historik i Kosovës, i gatshëm për Frontin Demokratik!

Me bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë dhe vajza e djem, nga Prizreni u zotuam në shpërndarjen e frymës së unitetit që i duhet vendit karshi zhvillimeve politike.

Së bashku u pajtuam që Kosovës i duhet politikë e urtë dhe e pjekur që nuk prodhon kriza dhe është e ndërgjegjshme për momentumin politik, duke preventuar gabimet historike që mund t’i sjell kursi politik aktual.

Fronti Demokratik është rruga me koncept të qartë për ta ndryshuar kursin politik dhe ekonomik të kësaj qeverisje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet për largimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren. Sipas njoftimit të...

Pas një tikete trafiku/ Kërcënohet një polic në Prizren

Një pjesëtar i Policia e Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, në lidhje me një tiketë që ishte shqiptuar...

Lajmet e Fundit