23.3 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

NISMA mbajti Kuvendin Zgjedhor në Malishevë

NISMA për Kosovën, edhe sot ka vazhduar me mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër degët e saj.

NISMA për Kosovën, sot ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në Malishevë, ku janë zgjedhur organet drejtuese të degës, Këshilli i degës, delegatët për Kuvend Qendror të NISMA’s dhe kryesinë e degës. Kryetar i NISMA për Kosovën në Malishevë u zgjodh, Ragip Begaj.

Delegatëve të NISMA’s në Malishevë, me nga një fjalë rasti u janë drejtuar, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, shefja e GP NISMA, Valdete Bajrami, deputetët e NISMA’s, Zafir Berisha, Enver Hoti, dhe kryetari i NISMA’s në Malishevë, njëherit kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, dhe folësit tjerë në këtë Kuvend, para delegatëve garantuan mbështetje të fuqishme për strukturat e NISMA’s në Malishevë, me qëllimin më të mirë që Malisheva të vazhdojë të qeveriset nga njerëz të përkushtuar, siç është duke u qeverisur tani nga NISMA për Kosovën.

Kryetari i sapo zgjedhur, Ragip Begaj, falënderoj të gjithë për besimin e dhënë. Begaj tha se, sa është privilegjë është edhe përgjegjësi, andaj kështu të bashkuar të punojmë për të mirën e qytetarëve dhe për të mirën e Malishevës në përgjithësi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti kërkon votën për Abrashin në lagjjen ‘Bajram Curri’ të Prizrenit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi, kanë...

Arrestohet i dënuari me 1 vit e 20 ditë burg në Prizren

Policia e Prizrenit ka arrestuar të enjten Sh. D., 54 vjeç, nga Prizreni, i cili ishte në kërkim për vuajtjen e një dënimi me...

Lajmet e Fundit