2 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

NISMA mban takim rajonal në Malishevë

NISMA për Kosovën, ka filluar të zhvilloi takime pune me kryesitë e degëve të saj, sipas rajoneve. Nën organizimin e Sekretarisë Organizative, kryesitë e degëve të NISMA për Kosovën në Prizren, Suharekë, Rahovec, Dragash dhe Malishevë, kanë zhvilluar një takim pune në Malishevë.

Të pranishëm në këtë takim, të parin të këtij niveli ishin, kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Kransiqi, kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, sekretari i përgjithshëm Bilall Sherifi, kryetari i degës së NISMA’s në Malishevë, njëherit kryetar i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtues të sekretarive të NISMA’s, anëtarë të kryesisë, deputetë, etj.

Në këtë takim drejtuesit e NISMA për Kosovën, folën për rëndësinë e takimeve të tilla, ku thanë se qëllimi i këtij takimi është njohja sa më e mirë mes degëve, shkëmbimi i praktikave të punës, vendosja e lidhjeve të komunikimit mes degëve, për një organizim më të mirë në funksion të zhvillimit të politikave socialdemokrate të NISMA për Kosovën.

Në këtë takim, po ashtu është folur edhe për situatën e rëndë ekonomike në vend, gjithashtu edhe për problemet që po mbizotërojnë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe problemeve tjera sociale që po prekin direkt jetën e qytetarëve.

Drejtuesit e NISMA për Kosovën, kanë kërkuar një angazhim sa më të madh të strukturave të NISMA’s në rajonin e Prizrenit, për të arritur ndryshimin e madh që i duhet vendit, dhe këtë duke filluar me qytetin e Prizrenit, sepse zemra e NISMA për Kosovën, është pikërisht Prizreni.

NISMA për Kosovën, ditëve në vazhdim do të vazhdoj të mbaj takime pune edhe me kryesitë e degëve tjera të NISMA, përkitazi me rajonet në vend. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haziz Hodaj sqaron dorëheqjen: Nuk jam larguar nga LDK-ja, por vetëm nga Kryesia

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka sqaruar edhe një herë publikisht arsyet dhe kuptimin e dorëheqjes së tij...

Zhduket një burrë në Prizren

Një burrë raportohet se është zhdukur në rrugën “Gjin Muzaka” në Prizren që nga 28 dhjetori i vitit të kaluar. Sipas informacioneve të Policisë në...

Lajmet e Fundit