27.2 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

Nisma: Mos bini pre e individëve që dëshirojnë t’ia zgjasin jetën krimit në Prizren

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren kërkon nga votuesit e saj që të mos bien pre e individëve të cilët nuk kanë qenë pjesë e projektit “Shpresë për Prizrenin”.

Ky reagim ka ardhur pas publikimit të zyrtares së Nismës Albulena Balaj-Halimaj, për të mbështetur kandidatin e LVV-së, Mytaher Haskuka, për kryetar të Prizrenit.

Komunikata e Nismës

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizre, njofton anëtarët dhe simpatizantët e saj se individ të caktuar të cilët thirren në emër të Nismës, nuk kanë të bëjnë asgjë me ne tash e më shumë se gjasht? muaj, nuk kanë qenë as pjesë e listës e as pjesë e projektit tonë “Shpresë për Prizren”.

Çdo tendencë për manipulim me opinionin në këto momente vendimtare dhe tepër të nevojshme për ndryshim, është tendencë për t’ia zgjatur jetën Mytës dhe atyre që e kanë mbytë Prizrenin me krim të organizuar dhe korrupsion.

Nisma në Prizren dhe gjitha strukturat që kanë qenë aktiv në fushatë, janë përcaktuar për ta mbështetur Shaqir Totajn për kryetar të komunës, dhe për këtë ju ftojmë të festojmë bashkërisht në mbrëmjen e 14 nëntorit n? sheshin shatërvan.
Zyra për Informim,

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.

Më Shumë

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, premton rikthimin e shërbimeve të shuara stomatologjike në Prizren

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka vënë në qendër të fushatës së tij angazhimin për rikthimin e shërbimeve...

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, ditë në të cilën qytetarët e Kosovës do...

Lajmet e Fundit